Kasapi i Bosnjes mbyllet në burg me përdhunues e pedofilë

Krimineli serb i luftës, Radovan Karaxhiç, do të mbyllet në burg në Britani të Madhe, me përdhunues e pedofilë, për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit.

“Kasapi i Bosnjës”, tani 75-vjeç, u dënua me 40 vjet burg në vitin 2016 nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë pasi u shpall fajtor për masakrën e Srebrenicës në korrik të vitit 1995, ku forcat serbe në Bosnjë vranë më shumë se 8000 myslimanë.

 Pak kohë më parë, Britania e Madhe ra dakord për ta transferuar Karaxhiçin për të vuajtur pjesën e mbetur të Shteti vendosi që ta dërgonte në një burg ku ka më pak myslimanë, ndaj të cilëve Karaxhiç ka kryer krime. Si rrjedhojë, ai u dërgua në një burg në ishullin e Ëightit, ku myslimanët zënë vetëm dhjetë për qind të burgut me 1000 të dënuar.

Vitet e para i kaloi me 14 të burgosur të tjerë e me kushte të mira.

Tani, siç shkruan “The Sun”, do t’i duhet të jetojë në qeli te të cilat nuk ka as banjë.

Shumica e të burgosurve janë mbi 50-vjeç, e shumë prej tyre vuajnë nga demenca.

 Një burim i tha “The Sun” se “ai nuk e di çfarë e ka gjetur”.

Masakra e Srebrenicës ishte krimi më i rëndë i kryer në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

Më Shumë

Pensionohet Feriha Paqarizi, zyrtare e Drejtorisë së Pronës në Prizren

Në Komunën e Prizren është pensionuar zyrtarja e Drejtorisë së Pronës, Feriha Paqarizi, pas një karriere shumëvjeçare në shërbim të administratës komunale. Ajo është vlerësuar...

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Lajmet e Fundit