Insajderi: Burgu i Prizrenit ku vdiq Astrit Dehari ka hyrje-dalje sekrete

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, në një intervistë për InDoks, ka thënë se Qendra e Paraburgimit në Prizren, ku u mbajt Astrit Dehari, ka hyrje-dalje sekrete në Polici.

 

Gashi ka thënë se hyrja-dalja sekrete është në mes ndërtesës së Qendrës së Paraburgimit dhe Policisë në Prizren.

“ Ka hyrje-dalje sekrete nga Qendra e Paraburgimit në Prizren në ndërtesen e Policisë, aty ku janë kry hetimet e ashtuquajtur e vërteton edhe deklartaën e nënës së Deharit që Astriti ka deklaruar se po e dërgojnë natën e po e marrin në pyetje.

Astrit Dehari ishte mbajtur më shumë se  70 ditë në një qeli në burgun e Prizrenit i dyshuar si i përfshirë në sulmin e cilësuar terrorist kundër Kuvendit të Kosovës.

Për rastin e vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit në burg tashmë ka nisur edhe një hetim. Shumë pak detaje i di publiku. Shumë pak dokumente madje i janë dhënë edhe familjes së viktimës. Prokuroria Speciale tash po e heton këtë rast. Krejt hetimi u rinis pas që një raport i jashtëm i porositur nga familja, që kur edhi në Kosovë pati probleme serioze me përkthim, e lë të hapur mundësinë që Dehari të jetë vrarë në burg.

InDoks në këtë episod do të sjell prapaskenat e burgjeve në Kosovë. Një histori korrupsioni masiv deri te drejtuesit më të lartë të sistemit. Me kontrabandë droge, arrati të vrasësve e privilegje për komandanëte e fuqishëm të UÇK-së si në filmat me kartelet e drogës nga Amerika Latine/InsajderiInDoks

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit