19.7 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025

Ish-komandanti i UÇK-së e TMK-së: Specialja më intervistoi për të dyshuar

Ish-komandanti i UÇK-së dhe Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren, Selim Krasniqi, është intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ai, tregon se nga gjykata është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, për krime të luftës.

“Në vendin tim dhe të shumë luftëtarëve të UÇK- së, do të duhej të ishin kriminelët, paramilitarët e fashistët serbë, e jo çlirimtarët”.

“Këtë e thashë edhe para prokurorëve të Gjykatës Speciale”, tregon Krasniqi, shkruan “PrizrenPress”.

Selim Krasniqi, gjatë luftës, ka qenë komandat i UÇK -së, ndërsa pas luftës i Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren.

Ai, bashkë me “Grupin e Prizrenit” është dyshuar për krime të luftës nga UNMIK-u.

Pesë vjet pas mbajtjes së paraburgimit, Krasniqi, bashkë me Bedri Zyberajn dhe Agron Krasniqin, është shpallur i pafajshëm.

Ai thotë se pavarësisht arrestimeve e burgosjeve, pjesëtarët e UÇK-së, vazhdojnë të ndiqen me kërkesë të Serbisë.

“Para prokurorëve do të duhej të ishin kriminelët serbë që vranë, masakruan, dogjën e shkrumbuan të rinj e të reja, pleq e plaka dhe vranë në mënyrat më mizore edhe fëmijët e vegjël, madje akoma pa lindur i nxorën nga barku i nënave”.

Sipas tij, Gjykata Speciale, po tenton të akuzojë viktimën e kriminelin”.

“Nuk mund të flasim për drejtësi, por për një padrejtësi ndaj luftës së drejtë çlirimtare”.

Krasniqi nuk ka vërejtje në trajtimin e prokurorëve të Gjykatës Speciale.

“Prokurorët patën sjellje korrekte e profesionale. Unë isha i dyshuar në bazë të thashethemeve”, tregon ai.

“Uroj që e drejta të triumfojë”, shprehet Krasniqi./PrizrennPress.com/

Më Shumë

Tejkalim i rrezikshëm në Prizren: Vetura me targa të huaja anashkalon kolonën përmes pompës së benzinës (VIDEO)

Një veturë me targa të huaja është kapur duke tejkaluar kolonën në mënyrë të rrezikshme në Prizren, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve tjerë në...

Posta e Kosovës nderon regjisorin Bekim Lumi

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e pullave postare në nderim të figurës dhe veprës së regjisorit...

Lajmet e Fundit