2.9 C
Prizren
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025

Ja cilat janë shtetet që e njohën Kosovën si të pavarur më 18 shkurt të vitit 2008

Dje Kosova ka shënuar 14 vjetorin e Pavarësisë. Kjo datë u shënua me shumë aktivitete nga krerët shtetërorë e më gjerë.

Pas 14 vitesh pavarësi, Kosovën e kanë njohur 117 shtete, me të fundit njohje nga Izraeli.

Por kush e njohu Kosovën si Republikë një ditë pas shpalljes së pavarësisë?

Afganistani, Britania e Madhe, ShBA-të , Franca, Shqipëria, Turqia, Tajvani si dhe Organizata e Bashkëpunimit Islam e njohën Kosovën si shtet të pavarur, sovran dhe demokratik ende pa i mbushur 24 orë si shtet.

Megjithatë, janë edhe 79 shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, mes tyre pesë shtete anëtare të BE-së, si dhe dy shtete me ndikim në botë, Kina dhe Rusia, shkruan Klankosova.tv.

Ekzekutivi kosovar ka premtuar lobim për njohje të reja, ndërkohë që një marrëveshje finale me Serbinë dhe njohja nga ky shtet fqinj konsiderohet si çelës për njohje nga shtetet anëtare të BE-së, Kina, Rusia dhe nga shtete tjera.

Më Shumë

LVV me koalicion, kurse PDK, LDK, AAK dhe Nisma garojnë të vetme

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, skena politike në Kosovë ka hyrë në një fazë të re të pozicionimeve dhe...

Kosova e nis me fitore parakualifikueset e EuroBasket 2029, mposht Shqipërinë

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore në udhëtim te Shqipëria, në kuadër të parakualifikuesve për “Euro basket 2029”. “Dardanët” zhvilluan një paraqitje fantastike për të...

Vdes Shpat Kasapi

Lajmet e Fundit