Jona Hoxhaj emërohet zëdhënëse e PDK-së në Prizren

Jona Hoxhaj është emëruar zëdhënëse e PDK-së në Prizren.

Emërimi i saj është bërë nga kryetari i kësaj dege, Shaqir Totaj.

Hoxhaj ka konfirmuar emërimin e saj.

“Falenderoj kryetarin Shaqir Totaj për besimin dhe gjithë Kryesinë dhe anëtarët e PDK-së në Prizren për mbështetjen!”, shkruan ajo në Facebook.

“Duke u mbështetur në eksperiencat e mëparshme, fleksibilitetin dhe përshtatshmërinë në ambiente diverse që më karakterizojnë, jam e bindur që do të inkurajoj frymë bashkëpunuese dhe mirëkuptuese me mediat, shoqërinë civile dhe akterët e tjerë relevant; prandaj pa hezitim zotohem para jush se gjithmonë do të jem derë e hapur për ju, burim i informacioneve të sakta dhe do te jem gjithmonë e gatshme për të ofruar komunikim transparent, të drejtë dhe dinjitoz, ashtu siç vetëm PDK ka kurajon, guximin, njohurinë dhe mundësinë ta bëj”, shkruan Hoxhaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit