Joshua kundër Pulevit më 12 dhjetor

Bokseri britanik Anthony Joshua do t’i mbrojë titujt IBF, WBA dhe WBO më 12 dhjetor kundër bullgarit Kubrat Pulev.

Pulev është sfidues i detyrueshëm i Joshuas sipas versionit IBF. Meçi do të zhvillohet në palestrën O2 të Londrës, ka njoftuar Sky Sport të premten.

Joshua, në rast fitoreje, e hap rrugën për një përballje me Tyson Furyn, për ta përcaktuar kampionin e padiskutueshëm në peshën e rëndë.

Fury mban titullin WBC. Fury ndërkohë do të boksojë edhe vetë më 5 dhjetor, por që kundërshtari ende nuk i është caktuar.

Në fakt, meçi mes Joshuas dhe Pulevit ishte paraparë të zhvillohej më 20 qershor në stadiumin e Tottenhamit në Londër. Por, për shkak të pandemisë globale Covid-19, lufta është shtyrë.

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Lajmet e Fundit