2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Kadri Veseli: Duhet Qeveri e re, PDK-ja mbetet në opozitë

Kreu i PDK’së Kadri Veseli ka folur pas takimit që pati me presidentin e vendit Hashim Thacin, raporton Gazeta Express.

Para mediave, shefi i PDK’së tha se kërkojnë që të mbrohet kushtetuta dhe vullneti i qytetarëve, derisa janë për krijimin e një qeverie të re.

Sipas Veselit, është hipokrizi që në këtë kohë pandemie të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe të rrezikohen qytetarët.

“Ajo të cilën e kërkojmë është të respektohet kushtetua dhe të mbrohet vullneti i qytetarëve. Të kihet parasysh panedemia, nuk e dijmë kur do të përfundojë kjo cështje, është hipokrizi të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme që të rrezikohen qytetarët”, ka thënë ai.

Kreu i PDK’së ka bërë të ditur se edhe me krijimin e qeverisë së re, partia në të cilën ai udhëheq do të mbetet në opozitë.

“PDK e ka pozicionin e qartë, do të jemi opozitë dhe do ta respektojmë Kushtetutën”, ka thënë ai.

Më Shumë

Kyan Anderson pritet të rikthehet sonte për Bashkimin në finalen e Kupës

Para finales së sontme të Kupës së Kosovës ndaj Trepçës, një lajm pozitiv vjen nga kampi i Bashkimit. Skuadra prizrenase pritet të ketë në dispozicion...

Mustapha Amzil shpallet MVP i finales

Mustapha Amzil i Trepçës u shpall MVP i ndeshjes finale të Kupës së Kosovës në basketboll. Amzil përfundoi ndeshjen me 22 pikë dhe 12 kërcime, duke...

Lajmet e Fundit