15.1 C
Prizren
E shtunë, 12 Korrik, 2025

Katër studentë nga Prizreni do të trajnohen në Amerikë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë të ditur që bashkë me Drejtorin e Arsimit, Skender Susurin, kanë mbajtur një takim me përfaqësuesit e organizatës “Kosovo HOPE”.

Sipas Haskukajt, kjo organizatë që 10 vite është shndërruar në urë lidhëse për bashkëpunimin mes Kosovës dhe ShBA-së në fushën e arsimit.

Ndërsa falë këtij bashkëpunimi, këtë vit katër studentë nga Komuna e Prizrenit kanë përfituar mundësinë për trajnime në Amerikë, ndërsa bashkëpunimi thuhet se do të thellohet edhe më shumë.

Ja postimi i plotë i Mytaher Haskukajt:

“Një mundësi e mirë për ta rritur cilësinë në arsim është edhe bashkëpunimi me organizata dhe me shtete të huaja me qëllim të ofrimit të mundësisë për programeve studimore jashtë vendit.

Në këtë drejtim, së bashku me drejtorinë e Drejtorisë së Arsimit, Skender Susuri, takuam përfaqësuesit nga organizata Kosovo HOPE, të cilët tashmë e 10 vite janë shndërruar në urë lidhëse për bashkëpunim mes Kosovës dhe ShBA-së në fushën e arsimit.

Falë bashkëpunimit me këtë organizatë, sivjet katër studentë nga Komuna e Prizrenit kanë përfituar mundësinë për trajnime në Amerikë, ndërsa me anë të projekteve të ndryshme në të ardhmen, synojmë që këtë bashkëpunim ta thellojmë edhe më shumë”, ka shkruar Haskuka.

Më Shumë

Gëzim Krasniqi, kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës

Partia Demokratike e Kosovës synon rikthimin në pushtetin lokal në Malishevë, këtë herë me një figurë të respektuar nga fusha e shëndetësisë. Dega e PDK-së...

Arian Qallaku vazhdon me Yllin

Basketbollisti pejan, reprezentues i Kosovës, që në stinorin e kaluar iu bashkangjit Yllit, Arian Qallaku, ka vazhduar edhe për një stinor me ekipin suharekas....

Lajmet e Fundit