18 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025

KDTP,NDS e Vakat në garë për postin e nënkryetarit për komunitete

Shtepia e Bardhe-PrizrenPartitë e komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Prizrenit janë duke zhvilluar betejë të ashpër për të siguruar postin e nënkryetarit për komunitete. Përfaqësuesit e KDTP-së, VAKAT-it dhe NDS-it theksojnë se kjo pozitë u takon partive të tyre në bazë të marrëveshjeve të koalicionit parazgjedhore me PDK-në.

Kryetarja e NDS-it, Emilija Redzepi ka theksuar se ky subjekt boshnjak në bashkëpunim me KTAP-në turke synon të marrë postin e nënkryetarit për komunitete meqë për këtë ekziston një marrëveshje me kryeministrin dhe degën e PDK-së në Prizren.

“NDS e KTAP më ka nominuar mua për këtë post. Si pjesëtarë të komunitetit boshnjak e kemi këtë drejtë ngase përbëjmë më shumë se 10 për qind të popullatës në komunën e Prizrenit. Kemi një qëndrim të fortë kundër KDTP-së ngase për vite të tëra, kjo parti e ka pas këtë funksion”, ka thënë Redzepi. Sipas saj, epilogu i kësaj gare do të shihet gjatë votimit në mbledhjen e radhës të KK-së.

Ndërkohë kryetari i degës së KDTP-së në Prizren, Levent Bush ka bërë të ditur se kjo parti turke insiston në postin e nënkryetarit, pasi që është subjekti më i votuar nga radhët e komuniteteve në këtë komunë dhe për këtë ka marrëveshje të nënshkruar me PDK-në.

“KDTP ia ka dërguar kryetarit të komunës së Prizrenit emrin e Ergin Kalës si propozim për nënkryetar të komuniteteve”, ka thënë Bush, duke shprehur bindjen se KK-ja do të votoj për të.

Ndërsa Rasim Demiri nga koalicioni “Vakat” ka theksuar se ky subjekt ka arritur marrëveshje që bashkë me këshilltarin e vetëm të PD-së, Azzam Dida të formoj grupin e këshilltarëve dhe se tashmë e ka emrin e kandidatit për nënkryetar.

“Ne e kemi emrin e kandidatit tonë, por nuk po e bëjmë publik, pasi që koalicioni “Vakat” ka mbetur i hapur për zgjidhje objektive dhe reale të problemit të zgjedhjes së nënkryetarit të komuniteteve. Për këtë kërkojmë marrëveshjen e përbashkët të subjekteve relevante politike, në interes të komunitetit boshnjak në Kosovë”, ka thënë Demiri./Koha Ditore/

 

Më Shumë

Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Malishevë takon drejtorët e shkollave për fillimin e vitit të ri shkollor

Drejtoria për Arsim dhe Edukim e Komunës së Malishevës, e udhëhequr nga Sabit Berisha me bashkëpunëtorët Enver Mazreku dhe Remzi Buçaj, ka mbajtur sot...

Zhbllokohet Kuvendi, Dimal Basha i VV’së zgjidhet kryeparlamentar

Dimal Basha është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Për ishin 73 deputetë, 30 kundër dhe 3 abstenime. Marketing https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/418308-2jy/ https://prizrenpress.com/hotel-albes-residence-qetesi-komoditet-dhe-evente-te-paharrueshme-ne-zemer-te-korishes-se-prizrenit/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Lajmet e Fundit