17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Kërkohet kthimi i një milion eurove të marra në pronën e Michael Jackson pas vdekjes së tij

Pasuria e Michael Jackson ka paraqitur dokumente ligjore për të rimarrë një milion dollarë në pronë që dyshohet se ishin vjedhur nga shtëpia e këngëtarit pasi ai vdiq në 2009.

Prona e superyllit të ndjerë pretendohet se është në posedim të Jeffre Phillips, sipas një artikulli të publikuar të martën nga TMZ.

Phillips, 55 vjeç, ishte fejuar më parë me motrën e Michael, La Toya Jackson, 66 vjeçe.

Michael Jackson (Foto: Shutterstock)

Në dokumentet e gjykatës thuhet se Phillips përdori kohën dhe kaosin e vdekjes së artistit në 2009 për të marrë prona private dhe personale nga shtëpia e Jackson në Carolwood Drive në zonën luksoze Holmby Hills të Los Angelesit.

Të gjitha lajmet nga Michael JacksonTë gjitha lajmet nga Michael Jackson

Pasuria e këngëtarit të “Beat It” parandaloi së fundmi një shitje të mundshme të sendeve dhe po kërkonte pronën e dyshuar të vjedhur me një vlerë prej një milion dollarë.

Reklama

Jeffre raportohet tutje se mori shënimet e shkruara me dorë të Jackson me pjesë të teksteve të këngëve, kompjuterë personalë, kaseta, një album fotografik me Jackson në kopertinë, një çantë të zezë, çmime etj.

Michael Jackson (Foto: Shutterstock)

Pasuria pretendon se e dinë se ku janë sendet dhe i kanë kërkuar një gjyqtari që të ndihmojë në marrjen e tyre.

Phillips nga ana tjetër ka mohuar të gjitha këto akuza.

Motra e Michael me Jeffre Phillips (Foto: Getty Images)

Jackson vdiq në moshën 50-vjeçare më 25 qershor 2009, nga një mbidozë e propofolit anestezik. /Telegrafi/

Më Shumë

Real Madrid e mposht Barcelonën, blindon kreun e La Liga-s

Real Madrid e ka mposhtur sërish Barcelonën, duke e blinduar kreun e La Liga-s. Skuadra madrilene triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2, me anglezin që...

Reshjet e borës e bëjnë me “bardhësi” Prevallën (VIDEO)

Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar video nga Prevalla...

Lajmet e Fundit