10.3 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Këto janë zhvillimet e fundit, Joshua, Wilder dhe Fury

Promotori i boksit Eddie Hearn, beson se fituesi i meçit mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit do të përballet me presion publik për t’u ndeshur me Anthony Joshuan.

Joshua 30-vjeçar është kampion bote në peshën e rëndë në versionet ËBA, IBF e ËBO, ndërsa Wilder ka titullin tjetër të madh, atë WBC.

Joshua ka dështuar të sigurojë një përballje me Wilderin, pasi amerikani ka vendosur të pranojë një rimeç me britanikun Tyson Fury.

Përballja e parë mes Wilderit e Furyt që u mbajt në dhjetor të vitit 2018, përfundoi me barazim.Rimeçi i tyre do të jetë më 22 shkurt, ndërkohë Joshua pritet të mbrojë titujt ndaj kundërshtarit të detyrueshëm, bullgarit Kubrat Pulev.

Promotori i Joshuas, Hearn, beson se fituesi i përballjes Fury – Wilder do të përballet me kërkesë nga publiku që të ndeshet me Joshuan, për ta përcaktuar kampionin absolut.

Më Shumë

Smajl Latifi: Le të mobilizohemi për fitoren që na pret dhe të bëhemi gati për projektet e mëdha

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe fushatë të qetë...

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 15 vjeçares nga Prizreni, e zhdukur prej dy ditësh

Një vajzë e mitur nga Prizreni raportohet të jetë zhdukur më datën 31 tetor. Bëhet fjalë për 15 vjeçaren Suela Krasniqi, e cila është nga...

Lajmet e Fundit