18.2 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Kino Lumbardhi në Berlin, pjesë e simpoziumit “Cinema of Commoning”

Ekipi i Fondacionit Lumbardhi, prej 4 deri me 7 korrik, do të qëndrojë në Berlin, ku do të marrë pjesë në simpoziumin e “Cinema of Commoning”, me nikoqir Sinema Transtopia.

Sipas njoftimit të nikoqirëve, në këtë organizim mblidhen kinematë nga vendet e ndryshme të botës për diskutime frymëzuese, shfaqje filmash por edhe shoqërim e argëtim.

“Ky është një rast unik për të shkëmbyer ide, për të ndërtuar miqësi dhe për të krijuar lidhje me kinematë alternative nga mbarë globi”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të simpoziumit.

Aty theksohet se temat që do të shqyrtohen janë kinemaja si hapësira sociale, financimi ndërkombëtar, cenzura dhe politika, praktikat e arkivit dhe edukimi filmik, raporton Telegrafi.

Ndërsa Fondacioni Lumbardhi ka bërë të ditur se ky program në Berlin bën bashkë përfaqësues të kinemave të ndryshme nga bota që do të shkëmbejnë përvoja, rrjetëzohen dhe të ndërtojnë së bashku hapësirë për dije, informimin dhe aktivizim të nismave të ndryshme të kinemave në shek. XXI.

“Përmes bisedave hibride, ky simpozium synon të krijojë dhe propozojë modele të reja për kinema alternative të së ardhmes me kahje nga e përbashkëta dhe me vëmendje të theksuar në qasshmëri, qëndrueshmëri financiare dhe liri artistike”, thuhet në njoftimin e Lumbardhit.

Përveç prezantimit të Kino Lumbardhit dhe programit të tij, në ditën e dytë të simpoziumit ku shqyrtohet tema “Kinemaja në Veprim, Hapësirat, Komunitetet dhe Solidaritetet”, drejtori i Fondacionit Lumbardhi, Ares Shporta, do të jetë pjesë e një paneli me fokus të diskutimit mbi nevojën për hapësirat fizike të kinemasë.

“Për më tepër, kjo bisedë do të eksplorojë rolin e ri shumështresor të kinemasë si një qendër sociale dhe kulturore, duke ofruar gjithashtu hapësira për përfshirje dhe biseda të rëndësishme”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Në panelin e titulluar “Kinemaja e Trupëzuar: Pse Ne Kemi (Ende) Nevojë për Hapësirën Fizike të Kinemasë?” marrin pjesë edhe përfaqësues nga kinema të ndryshme si Brixton Community Cinema (MB), Nova (Belgjikë), Metropolis Cinema (Liban) si dhe platforma globale e transmetimit Mubi.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore. “Kanë qenë dy aksidente rreth orës 16:00 dhe 16:30. Në...

Arrestohen dy prizrenas në Kukës, po trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri

Dy kosovarë janë arrestuar në Kukës, nën dyshimin se po trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri. Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarit janë Sh....

Lajmet e Fundit