12.8 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

KIPRED: Arrestimi i protestuesve, akt jodemokratik

Protesta kunder MujesInstituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) ka reaguar ndaj arrestimit të protestuesve në Prizren, të cilët kërkonin dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

“Sot, para fillimit të protestës së paralajmëruar në hyrje të objektit të Kuvendit Komunal në Prizren, ende pa filluar asnjë aktivitet, janë arrestuar Kastriot Jahaj nga KIPRED, Lirim Krasniqi iniciatorë i protestës së djeshme dhe Artan Abrashi aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. Policia ka arrestuar personat në fjalë, të cilët dje në mënyrë paqësore dhe pa provokime kishin protestuar para Kuvendit Komunal në Prizren duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja i cili është dënuar me dy vjet burgim me kusht që ai të mos kryejë vepra të tjera penale gjatë tre vjetëve të ardhshëm. Arrestimi posaçërisht i një mënyre të tillë është e papranueshme, është akt jodemokratik, cenim i drejtpërdrejt i lirisë individuale dhe i asociimit si një e drejtë e garantuar kushtetuese”, thuhet në reagim.

Sipas KIPRED, sjellja e tillë e organeve shtetërore është indikator i instalimit të diktaturës policore në Kosovë. Ky institut e dënon, siç thotë, “këtë akt joligjor që është thellësisht akt jodemokratik në kundërshtim me të drejtat elementare të njeriut, këtë politizim të policisë dhe ndërhyrje politike në drejtësi”.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Kastriot Jahaj dhe të arrestuarve të tjerë dhe marrjen e menjëhershme të masave nga Inspektorati i Policisë së Kosovës për këtë akt të paprecedent kundër lirisë individuale”.

Ndaj arrestimit ka reaguar edhe Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren që përmes një komunikate thotë se është e shqetësuar për arrestimet që iu bënë protestuesve nga ana e Policisë së Kosovës.

“LDK-ja i konsideron arrestimet si goditje kundër vlerave te lirisë, demokracisë, dhe atak ndaj vlerave të qytetarisë prizrenase. LDK-ja në Prizren kërkon me ngulm lirimin sa ma pare të të gjithë protestuesve paqësorë”.

Më Shumë

Dragashi dhe Mavrova-Rostusha drejt binjakëzimit dhe bashkëpunimit ndërkufitar

Një delegacion nga Komuna e Dragashit, i kryesuar nga kryetari Bexhet Xheladini, realizoi sot një vizitë zyrtare në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës në...

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 52 aksidente dhe janë shqiptuar 2286 gjoba në trafik. Sipas...

Lajmet e Fundit