Konferenca e Kryetarëve ka caktuar të martën 16 majin si raundin e parë të votimit për zgjedhjen e presidentit të Republikës.
Deri në këtë datë maxhoranca dhe opozita, kjo e fundit nëse do të marrë pjesë në proces, duhet që t’i çojnë Kuvendit kandidatët që do të votohen më pas në seancë plenare.
Kushtetuta përcakton se për zgjedhjen e presidentit Kuvendi mund të votojë deri në 5 raunde dhe nëse dështon atëherë shpërndahet Kuvendi dhe shkohet në zgjedhje të reja.
Por, ndryshimet e fundit në Kushtetutë e minimizojnë fare këtë mundësi pasi në raundin e katërt dhe të pestë, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota nëse gjatë tre raundeve të para ku janë siguruar shumica e cilësuar me 84 vota.
Më poshtë, “abcnews.al” sjell disa nga emrat më të përfolur për president deri më tani:
Mimi Kodheli
Një nga kandidatet e mundshme është Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes dhe aktualisht kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme.
Valentina Leskaj
Ajo është shkëputur nga politika aktive që prej vitit 2017, ndërsa ka mbajtur një profil intelektual.
Pandeli Majko
Pandeli Majko është gjithashtu një tjetër emër i përfolur jo pak si një kandidatë potencial për pozicionin e presidentit. Ai vjen me një karrierë të gjatë politike, teksa ka mbajtur dy herë postin e kryeministrit dhe disa poste ministrash.
Fatos Nano
Nuk mund të mbetej jashtë kësaj liste ish-lideri socialist Fatos Nano. Me një karrierë të gjatë politike ai e ka pasur një ambicie të hershme zgjedhjen në krye të Presidencës.
Dritan Demiraj
Koloneli Dritan Demiraj është gjithashtu një tjetër emër i propozuar nga shoqata “Vatra” për president të Republikës.
Leka Zogu II
Pjesë e listës prej 12 kandidatësh është bërë edhe pretendenti për fronin mbretëror Leka Zogu II.
Zef Mazi
Një tjetër emër i përfolur ditët e fundit është edhe ai i diplomatit Zef Mazi, i cili prej gati një viti drejton edhe procesin e integrimit në BE për qeverinë shqiptare.
Lulzim Basha
Ish-kreu i PD Basha është përfolur se do të jetë mes kandidaturave, por kjo është mohuar nga kryeministri Rama.
Majlinda Bregu
Një tjetër kandidate që është bërë pjesë e diskutimeve mediatike është edhe ai i ish-deputetes dhe ish-ministres demokrate, Majlinda Bregu.
Sazan Guri
Pjesë e listës së kandidatëve është bërë edhe ambientalisti, Sazan Guri. Ky i fundit është vetëofruar për të qenë kandidat për kryetar shteti.
Eleni Kocaqi
Ndër emrat më popullor në sondazhe është përzgjedhur historiania shqiptare zonja Elena Kocaqi.