16.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Selimi: E kam lexuar aktakuzën, jam i pafajshëm

Ish-drejtuesi i UÇK-së dhe ish-shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi, ka thënë se e ka lexuar tërësisht aktakuzën e re, të ndryshuar, të cilën Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka përpiluar kundër tij dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së dhe e ka dorëzuar në Gjykatën Speciale më 29 prill.

“Po, e kam marrë aktakuzën dhe e kam lexuar në tërësi”, është përgjigjur Selimi, kur gjykatësi Nicolas Guillou e ka pyetur nëse i ka lexuar dhe kuptuar akuzat e reja.

Pas kësaj, gjykatësi ka urdhëruar leximin e akuzave të reja.

Selimit i është dhënë fjala sërish, dhe ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha krimet për të cilat akuzohet.

“Natyrisht që i kam lexuar dhe i kam kuptuar, dhe pohoj edhe njëherë se nuk kam të bëj asgjë me krimet e as me akuzat të prezantuara në këtë aktakuzë”, ka thënë ai.

Selimi i ka thënë gjykatësit se i kupton të gjitha të drejtat që gjykata ia afron atij, duke thënë se është plotësisht i pafajshëm.

“I nderuar gjykatës, më lejoni të deklarohem i pafajshëm, sikur në të gjitha pikat e aktakuzës”, ka thënë Selimi kur gjykatësi ia ka dhënë fjalën për ta deklaruar pafajësinë, nëse dëshiron.

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rastin e AKK-së

Gjykata Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të ndaluar në aksionin e...

Lajmet e Fundit