Komisioni komunal zgjedhor, filloi punën në Prizren

Ilir BaldedajKomisioni Zgjedhor në Prizren, është kompletuar me anëtarë të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Ilir Baldedaj, anëtar i këtij komisioni i nominuar nga koalicioni AAK- LDD, tha se zgjedhjet lokale me 23 nëntor mbahen me të njëjtën ligj, si edhe herën e kaluar.

Sipas Komisionit Komunal zgjedhor këtë vit, anëtarët e vendvotimeve, që do të nominohen nga subjektet politike këtë vit një kartelat identifikuese do t’i kenë edhe fotografitë.

Komisioni Komunal zgjedhor përkujdeset për përgatitjet teknike të zgjedhjeve, ndërsa për mbarëvajtjen e tyre rolin kyç e kanë partitë politike.

Komisioni Komunal zgjedhor, përveç nga zyrtari i përhershëm përbehet edhe nga tetë anëtarë të nominuar nga subjektet politike që janë të përfaqësuara në Parlamentin e Kosovës./TVO/

Më Shumë

Zafir Berisha: Elbasan Shoshaj la gjurmë në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Elbasan Shoshaj, duke e vlerësuar si një veprimtar...

Ballkani rinovon kontratën me Bleart Tolajn

FC Ballkani ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin Bleart Tolaj, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për dy...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit