Me rritjen e temperaturave janë regjistruar disa raste të pickimit nga rriqrat, që janë bartës të virusit që i shkakton ethet hemorragjike.

Komuna e Malishevës është njëra ndër komunat që më së shumti është e rrezikuar nga rriqrat dhe për këtë arsye ka filluar dezinsektimin në zonat endemike.

Halit Mazreku, menaxher për emergjenca në Komunën e Malishevës, tha se Komuna e Malishevës ka kontraktuar një firmë për  dezinsektimin e 250 hektarëve, por që kjo sipas tij, është e pamjaftueshme krahasuar me zonat që kanë nevojë për dezinsektim.

“Janë të pamjaftueshme në krahasim me 39 zona që i ka Komuna e Malishevës. Këta 250 hektarë mundohemi që t’i shpërndajmë në vatrat, zonat endemike sidomos në ato pjesë kur në të kaluarën ka pasur edhe viktima si dhe ne zona ku për momentin paraqitën raste me të shumta të infektimit nga rriqrat”, tha  Mazreku.

Ndërkaq, Hajdin Berisha, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, tha për Radio Kosovën se organet përgjegjëse shtetërore, siç është Këshilli Ndërministror, duhet të marrin masat e nevojshme për luftimin e etheve hemorragjike Krime Kongo, si masë më efektive në luftimin e rrezikut që vjen nga pickimi i rriqrave:

“I bëjmë apel Ministrisë së Shëndetësisë gjegjësisht ministrit të thërrasë Këshillin Ndërministror e t’i marrin masat e nevojshme për luftimin e EHKK, sepse nga niveli qendror deri me tani qe 4 vjetet e fundit nuk është ndërmarrë asnjë aktivitet në këtë drejtim  dhe kjo është përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK, Ministrisë së Bujqësisë, AUV, në mënyrë që luftimi dhe parandalimi i EHKK, të ketë rezultate dhe të mbrohet jeta dhe shëndeti i qytetarëve”, apeloi Berisha.

Radio Kosova i ka adresuar pyetje Ministrisë së Shëndetësisë nëse do t’i   dalë në ndihmë Komunës së Malishevës, por deri në transmetimin e këtij raporti, ata nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri