35 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Spiunët po vdesin…

Hajdar Mallaku 

Spiunët po vdesin, është kohë “e keqe”

S’do të bëjmë vajtim për turi e feçke,

Veç pështymje, mallkim e rrahje teneqe

Fal Zotit që shkuan në atë botë kryeneçe.

 

Spiunët po vdesin, është kohë “e keqe”

Jetuan nën hije, ecën në hendeqe,

“Sa po e varfërojnë sorollopin me peçe”

S’ka asht të lëpihet, s’ka lepe dhe peçe.

 

Jetuan të uritur për fjalën e vjedhur

Brenda së cilës një fat binte kredhur;

Jeta u shkoi rrugëve prore duke bredhur

Vesh e hundë e sy gërdhajë mendjetredhur.

Në varr i përcjellim thuaja me përtesë;

“Shkofshi dhe mos ardhshi as dhe në kujtesë!”

Kujtimi për ju mallkuar të vdesë,

Për shpirtra pa faj qetë vetëm ngarkesë.

 

Të tretën te koka epitaf një m..

Ta gjen jote shoqe si shpërblim të butë.

Thotë:”Ti s’ke qenë e keqja e kujt,

Për inat ta bënë për të më dalë hujit”.

Kur jetuan spiunët koha kishte erë

Si kërma zgjebosur hedhur në pikë verë,

Si gogë u shpërblyen, gojën dhe përherë,

Erë kohës i shtinë, turp për t’u përmjerrë.

Prift e hoxhë që flitni përditë me atë botë

Kur t’u vijnë spiunët, të punojnë me botë,

Të mbarojnë çerepë, të mos sillen kot,

S’u lënë ju rehat dhe për një karotë.

/Poezia është marrë nga libri “Dialog me të gjithë”, 2012./


Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Në Malishevë ka nis fushata e korrje-shirjeve me rendimente të kënaqshme

Në territorin e Komunës së Malishevës ka nisur fushata e korrje-shirjeve të grurit, e cila po zhvillohet me rendimente të larta sipas të dhënave...

Rock and Blues Festival javën e ardhshme në Prizren

Edicioni i tretë i Festivalit Rock and Blues 2025 do të zhvillohet më 11, 12 dhe 13 korrik në Prizren, duke sjellë një përzgjedhje...

Lajmet e Fundit