14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Komuna e Prizrenit përgjigjet për kallëzimin penal që një mësimdhënës ushtroi kundër Haskukës (Video)

Komuna e Prizrenit është përgjigjur rreth kallëzimit penal që Sabri Micaj ka bërë kundër kryetarit, Mytaher Haskuka.

Arsyeja kryesore e mos-hapjes së konkursit për drejtorë të pesë shkollave sipas Komunës, është shfuqizimi i ligjit për Shërbyes Civilë, i cili përcaktonte kohëzgjatjen e një ushtruesi detyre deri në tre muaj dhe hyrja në fuqi e ligjit të ri për Zyrtarë Publikë.

“Komuna e Prizrenit është pritje të përpilimit dhe publikimit të akteve nënligjore të domosdoshme nga ministritë përkatëse, në mënyrë që më pas të zhvillohen edhe procedurat rekrutuese e të gjithë pozitave të lira për drejtorë të shkollave në Komunën e Prizrenit”, thuhet në përgjigje të Komunës.

Sipas Komunës së Prizrenit, konkursi u anulua pas rekomandimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil të Kosovës dhe për shkak të mospërmbushjes së numrit të mjaftueshëm të kandidatëve të kualifikuar.

Pesë shkolla në Prizren ka një vit që po udhëhiqen me ushtrues detyre të drejtorëve.

Dy konkurse u anuluan nga Komuna e Prizrenit, e njëri nga kandidatët për drejtor në shkollën e Mjekësisë “Luciano Motroni” i cili edhe ishte përzgjedhur fitues, Sabri Micaj, pretendon se konkurset u anuluan jashtëligjshëm, raporton KTV.

Micaj thotë se duke u bazuar në ligjin parauniversitar dhe atë për shërbyes civilë ka ushtruar kallëzim penal ndaj kryetarit Mytaher Haskuka në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Ndërkohë, Prokuroria në Prizren ka konfirmuar të ketë pranuar kallëzimin penal ndaj Haskukës të premten e kaluar dhe se i njëjti do të trajtohet.

Më Shumë

Rohde: Masakrat si kjo në Krushë të Madhe treguan se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se masakrat si kjo në Krushë të Madhe të Rahocecit, 25 vjet më parë ka treguar se...

Bashkimi i shkon Trepçës, dy rivalët e vjetër pritet të sjellin basketboll cilësor

Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 27-të të PrinceCaffe Superligës. Dita nis me derbin mes...

Lajmet e Fundit