Komunat nuk respektojnë rekomandimet

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka paraqitur para deputetëve të metat në institucione qendrore, ato lokale dhe në ndërmarrjeve publike, ku u tha se mbi 50 % të rekomandimeve nuk respektohen nga Komunat.

Artan Venhari duke paraqitur raportin për vitin 2013, ka thënë se komunat vazhdojnë të kenë borxhe dhe se Zyra e Auditorit nuk është e kënaqur me zbatimin e rekomandimeve nga Komunat.

Ai ka shtuar se nuk ka mekanizëm të mbikëqyrjen e ndërmarrjeve publike. Ndërkohë, sipas tij, ndryshime pozitive në organizatat buxhetore do të ishte nëse këto organizata do të mbikëqyreshin nga grupet parlamentare.

Ndërkohë, ka filluar debati për raportin e Auditimit për vitin 2013, të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

Më Shumë

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme...

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Lajmet e Fundit