11.2 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Konferencë për transmetimin nga analog në digjital

Prishtine-platojaMisioni i OSBE-së në Kosovë dhe Komisioni i Pavarur për Media do të mbajnë një konferencë rajonale, dyditore, mbi kalimin nga transmetimi analog në atë digjital në Prishtinë.

Përfaqësues të agjencive rregulluese për media audio-vizuele dhe të transmetuesve publik nga Tirana, Prishtina, Beogradi, Podgorica, dhe Sarajeva do të diskutojnë për sfidat me të cilat përballen dhe do të gjejnë zgjidhje se si të përmbushet afati për kalim në transmetim digjital deri në qershor të vitit 2015. Këto diskutime do të bëhen së bashku me përfaqësues të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, të Unionit të Transmetuesve Europianë dhe me kolegët e tyre nga Ljubjana, Shkupi, e Zagrebi të cilët e kanë finalizuar tashmë këtë kalim.

Më Shumë

Prizreni pjesë e Kupës Ndërkombëtare Ballkanike të Çiklizmit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe klubeve të çiklizmit,...

Vetaksident në Prevallë, humb jetën një shtetas amerikan

Një shtetas amerikan e ka humbur jetën sot rreth orës 17:00 në Prevallë, pas një vetaksidenti. Rastin  e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë...

Lajmet e Fundit