11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Koreja e Veriut njofton vdekjen e parë nga COVID-19

Koreja e Veriut ka njoftuar vdekjen e parë nga COVID-19, një ditë pasi vendi konfirmoi rastin e parë zyrtar të coronavirusit që nga fillimi i pandemisë.

Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut (KCNA) tha se 350 mijë njerëz janë trajtuar për ethe që janë përhapur në të gjithë vendin.

KCNA tha se pesë persona të tjerë kanë vdekur, por ende nuk janë të qarta arsyet e vdekjeve.

Të enjten, udhëheqësi i vendit urdhëroi një bllokim të rreptë kombëtar, pasi media shtetërore konfirmoi shpërthimin e parë zyrtar të COVID-19 nga një numër i paspecifikuar njerëzish në kryeqytetin Pyongyang, të cilët u infektuan me variantin Omicron, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se dje u zbulua se 18 mijë njerëz kanë simptoma të etheve ndërsa 187,800 njerëz janë izoluar për trajtim.

Ndërkohë, lideri korean Kim Jong-un vizitoi selinë e parandalimit të epidemisë të enjten, ku kritikoi zyrtarët shëndetësor për dështim në parandalimin e pandemisë.

Koreja e Veriut deri më tani ka shmangur vaksinat e ofruara nga skema e shpërndarjes COVAX e mbështetur nga OKB-ja, ndoshta sepse ato kanë kërkesa ndërkombëtare për monitorim.

Disa ekspertë thonë se njoftimi i shpërthimit mund të sinjalizojë një gatishmëri për të marrë ndihma nga jashtë vendi.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian tha të enjten se Pekini i ka ofruar ndihmë Koresë së Veriut.

Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut, e cila merret me çështjet ndër-koreane, tha se ishte e gatshme t’i ofronte ndihmë mjekësore dhe ndihmë të tjera Koresë së Veriut.

Më Shumë

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se shuma totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po pritet për ratifikim...

“Më shumë fliste për shqiptarët në Maqedoni, se sfidat e Kosovës”: Totaj tregon detaje për takimin me Kurtin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka treguar një detaj interesant nga takimi me kryeministrin Albin Kurti. Totaj ka pohuar se 70% të kohës sa kishte...

Lajmet e Fundit