-0.6 C
Prizren
E diel, 12 Janar, 2025

Kosova drejt lëvizjes pa viza, liberalizimi në duart e Albin Kurtit

Kosova duket se po i kalon përfundimisht kilometrat e fundit të liberalizimit të vizave. Kështu të paktën janë të bindur përfaqësues ndërkombëtarë, shumë të informuar me procesin.

Gazeta 10 ekskuzivisht e ka parë një non paper me hapat dhe skenarët e këtij muaji shumë vendimtar për vizat.

Me 13 tetor tashmë diskutimi për vizat ka hyrë në agjendën zyrtare dhe shtetet anëtare do të diskutojnë dhe më pas deklarohen per procesin e liberalizimit të vizave.

Vendimi final, thuhet në dokument, është i lidhur me një sërë hapash tjerë të ndërmarrë nga Kosova dhe Serbia.

“Dy ditë më vonë, me 15 tetor, Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Bruksel. Ata pritet të nënshkruajnë një marrëveshje që tashmë u është dorëzuar nga Lajçak dhe dy këshilltarët e presidentëve gjerman dhe francez. Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe një garanci për liberalizimin e vizave për Kosovën” thonë burimet ndërkombëtare.

Sipas tyre, nëse Kurti e refuzon një gjë të tillë, Kosova nuk do t’i marrë vizat për 5 vitet e ardhshme.

Me 7 dhjetor 2022, është takimi i ministrave të Brendshëm të BE-së, ku pritet të merret vendimi përfundimtar për vizat në rast se gjithçka shkon sipas planit evropian.

Po sipas burimeve, të gjitha këto pika dhe marrëveshje janë pjesë e dokumentit tashmë të dorëzuar tek Kurti dhe Vuçiq./Gazeta10

Më Shumë

105 vite nga lindja e Sandër Prosit, ikonës së filmit dhe teatrit shqiptar

Më 6 janar të vitit 1920 lindi në Shkodër, Sandër Prosi, i cili do të bëhej më vonë një prej aktorëve ikonë të filmit...

Policia shqiptoi 2184 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2184 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit