Kosova rrezikon të humbë nga një qytezë në muaj

Emigrant kosovarStacioni i autobusëve në Prishtinë, të dielën, pak para mesnate, ishte mbushur nga shumë familjarë dhe të rinj. Numri i tyre arrinte në mbi 500, shkruan sot Koha Ditore.

Zhurmat e fëmijëve dhe përshëndetjet e familjarëve që nuk arrinin t’i fshinin lotët, e shoqëronin largimin e tyre nga Kosova, që destinacion të parë kishin Beogradin, e të fundit njërin nga shtetet e Perëndimit. Një qytetar nga Ferizaj bashkë me gruan dhe tre fëmijët, njëri rreth dy vjeç, teksa prisnin autobusin, shprehte mllefin e tij. Fliste për “befasitë” që mund ta shoqëronin gjatë rrugës, ndërsa nuk e kishte idenë se cili është caku final i tij.

“Ku të mundem, këtu s’po jetohet ma!”, u shpreh ai…

Pasi nuk ka shënime zyrtare nga institucionet shtetërore, njohës të rrethanave thonë se të gjitha përllogaritjet duhet të merren me rezerva. Megjithatë, sipas tyre, trendi është shqetësues. Sipas sociologut Artan Muhaxhiri, nëse çdo natë nga Prishtina nisen 10 autobusë me nga 50 udhëtarë përafërsisht, atëherë brenda muajit vetëm nga kjo pikë largohen të paktën 15 mijë veta.

“Nëse edhe nga vendet e tjera të Kosovës largohen afro 100 veta në ditë, numrit të përgjithshëm i shtohen edhe 3 mijë të tjerë – gjithsej 18 mijë. Nëse përafërsisht 30 për qind e tyre kthehen mbrapa, pra 5.400 veta, atëherë një shifër orientuese e kosovarëve të larguar në këtë periudhë është 12.600 veta në muaj”, ka thënë Muhaxhiri.

Sipas tij, raportet e reja të EUROSTAT-it domosdo do ta reflektojnë këtë realitet, duke lejuar edhe dilema sa i përket aspektit metodologjik.

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Lajmet e Fundit