Koulibaly edhe zyrtarisht është i Chelseas

Tashmë edhe zyrtarisht Kalidou Koulibaly është lojtar i ri i klubit anglez, Chelsea.

‘Blutë’ e Londrës kanë kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit Kalidou Koulibaly nga Napoli.

Menjëherë pas zyrtarizimit, Koulibaly u shpreh shumë i lumtur me këtë transferim dhe e konsideroi Chelsen si njërën nga skuadrat më të mira në botë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një ekip i madh dhe ëndrra ime ishte gjithmonë të luaja në Premier Ligë.. Chelsea u interesua për të më marrë në vitin 2016, por ne nuk ia dolëm. Tani kur ata erdhën tek unë, unë e pranova ofertën sepse ata me të vërtetë donin që unë të vija në Premier Ligë për të luajtur për ta. Kur fola me miqtë e mi Edou dhe Jorginho, ata ma bënë zgjedhjen më të lehtë, kështu që jam shumë i lumtur që jam me ju sot”, tha Koilibaly.

Ndërsa Todd Boehly, president i Chelseat u shpreh se Koulibaly është njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë.

“Kalidou Koulibaly është një nga mbrojtësit elitar të botës dhe ne jemi të kënaqur që po e marrim atë në Chelsea. Një lider i madh dhe një lojtar shembullor i skuadrës, Kalidou sjell një përvojë të pasur dhe atribute në skuadrën tonë dhe klubin në tërësi”, tha ai..rtklive

Më Shumë

Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë-muze të profesor Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, në 27-vjetorin e zhdukjes...

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Lajmet e Fundit