KQZ njofton qytetarët se mund të ndërrojnë qendrën e votimit deri më 7 shtator

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përmes një njoftimi për media ua ka shpjeguar qytetarëve se si mund ta ndërrojnë qendrën e votimit.

KQZ thotë se qytetarët mund ta mësojnë për ta ndërruar qendrën e votimit përmes aplikacionit: https://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

“Pasi të aplikoni për ndërrimin e Qendrës së Votimit, kërkesa e juaj do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së. Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e bërë nga KQZ.

KQZ bën të ditur se ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës tuaj mund ta bëni deri më 7 shtator 2021.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Lajmet e Fundit