3.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Krasniqit ia “vjedhin” planin për Malishevën

Bubavec 4Kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi,ka shpalosur të shtunën alternativën për qeverisjen lokale në fshatin Bubavec. “Malisheva është keqqeverisur dhe shkatërruar nga një klasë e korruptuar e njerëzve që pushtetin e kanë parë vetëm për klanin e tyre, dhe jo për qytetarin. Pikërisht si rezultat i kësaj, jemi në këtë gjendje të mjeruar sot. Andaj, për të ndryshuar këtë gjendje, duhet të kemi guxim për t’u ballafaquar dhe triumfuar mbi të keqen”, tha Krasniqi.

Ai tregoi se VV-ja ka plan konkret se si të nxjerrim Malishevën nga kjo gjendje. “Ne kemi hartuar programin qeverisës lokal, dhe jemi i vetmi subjekt që kemi një plan të shkruar. Në njëfarë mënyre, përderisa nuk kanë kurrfarë alternative dhe vizioni, është mirë që edhe subjektet e tjera po vjedhin nga plani ynë për bujqësinë, turizmin rural, punësimin, arsimin e shëndetësinë. Por, fatkeqësia është se subjektet e tjera e kanë pasur mundësinë, por nuk kanë pasur as plan e as guxim për të realizuar politika të drejta, në dobi të qytetarit, sepse midis drejtësisë dhe interesit personal, ata kanë zgjedhur këtë të fundit, e pikërisht për këtë arsye sot Malisheva është nga komunat më të varfra në vend, ku njerëzit vdesin ende nga insektet”.

Sipas tij, sloganet ‘Malisheva evropiane’, dhe asfaltet me cilësi shumë të dobët të fushatës, nuk e mbulojnë dot keqqeverisjen. “Malisheva në gjithë këto vite, ka qenë e harruar dhe e shfrytëzuar nga partia në ikje prej pushtetit. Këtë mënyrë arrogante sjelljeje me qytetarët, do ta ndalim pas datës 3 nëntor, me votën dhe fuqinë e votës tuaj”.

Krasniqi në Bubavec është shoqëruar nga bartësi i listës për Kuvendin Komunal, Muhamet Bytyçi, anëtari i Kryesisë së Lëvizjes, Gani Krasniqi, dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, Riza Bytyçi, dhe Asman Kryeziu.

Ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Gani Krasniqi Vetëvendosje! është subjekti i vetëm politik që ka plan se si të nxirret Malisheva nga kjo gjendje e keqe .”Ne do të mbrojmë votën dhe do të fitojmë, sepse askush nuk do të vjedhë më vullnetin e qytetarëve të Malishevës”.

Pasi bëri një përmbledhje të aktiviteteve të qendrës, Muhamet Bytyçi tha se “Lëvizja Vetëvendosje ! zotohet që do të merret me të kaluarën e dyshimtë të qeverisjes në ikje, dhe se të gjitha dëmet që i janë bërë Malishevës do të denoncohen nga qeverisja e re. Ndërsa, njerëzit e PDK-së, dhe atyre rreth saj, që kanë fituar miliona në transaksione me pronat dhe tenderët publikë, do të ballafaqohen me ligjin”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mësuesja nga Hasi që ‘jeton’ me 1000 pula: Dashurinë për kafshët ma mësoi njerka

Flora Mulaj, një mësuese e përkushtuar nga Hasi, ka kaluar 37 vite duke edukuar fëmijët e ciklit të ulët në një fshat të zonës. Me...

Dominimi i Ballkanit: Klubi, futbollisti dhe trajneri më i mirë për vitin 2024

FC Ballkani ka vulosur edhe një herë statusin e tij si fuqia kryesore në futbollin kosovar, duke fituar tre çmime madhore për vitin 2024....

Lajmet e Fundit