10.9 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Kroacia heq akcizën e naftës

Kolona të gjata në Kroaci para pompave të derivateve, pasi kryeministri heq akcizën për derivate të naftës

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq mori vendim për heqjen e akcizës.

Kjo bëri që në Kroaci të ketë kolona të gjata në pompat e derivateve.

Qeveria mori vendim që të caktojë marzhin për tregtarët e naftës dhe uli përkohësisht akcizën për naftën dhe benzinën, për të zbutur rritjen e çmimeve.

Qytetarët në Kroaci po paguajnë 12.53 kuna për litër naftë, apo 1.65 euro.

12,19 kuna për litër për benzinë është çmimi aktual, që i bie 1.61 euro.

Ndryshe kryeministri kroat, Plenkoviq deklaroi se duan të kontribuojnë në uljen e ndikimit të çmimit tek qytetarët dhe sipas përllogaritjes kjo do të sjellë uljen e të ardhurave të buxhetit të shtetit nga akciza për energjinë mbi 150 milionë kuna.

Ngritja e çmimit të naftës vazhdon të jetë shqetësuese në shumë vende të botës, ndërsa në Kosovë çmimet janë ngritur më shumë se kurdo herë në 20 vitet e fundit.

Më Shumë

Loja le të vazhdojë…

Nga Ismet Munishi, trajner i FC Liria Futbolli dikur ishte gëzim i thjeshtë… një top, disa njerëz dhe një arsye për t’u bashkuar. Sot, mjafton një bilbil dhe...

Krusha e Madhe përkujton dëshmorët me dhurim gjaku dhe fidanë |VIDEO

Pavarësisht se vitet kalojnë, muaji mars mbetet i rëndë për banorët e Krushës së Madhe të Rahovecit. Atë pranverë të hershme, 27 vjet më...

Lajmet e Fundit