23.5 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025

Kryetari Totaj përuron rrugën e re të shtruar me kubëza në lagjen “Jeta e Re”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përuruar një prej rrugëve të reja të shtruara me kubëza në lagjen “Jeta e Re”.

Ky projekt, i cili përfshin një gjatësi prej 526 metrash, është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës në qytet.

Totaj theksoi rëndësinë e këtij projekti.

“U përurua sot një prej rrugëve të reja të shtruara me kubëza në lagjen ‘Jeta e Re’. Ky investim është në kuadër të projekteve për ndërtimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në lagjet e qytetit të Prizrenit.”, tha ai.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Celë Lamaj, ka nënvizuar nevojën e kësaj infrastrukture për banorët e zonës

“Ka qenë një nevojë e kamotshme e banorëve të kësaj pjese për të lehtësuar qasjen në pronat e tyre dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës, sidomos gjatë sezonëve me lagështira.”, u shpreh Lamaj./PrizrenPress.com/

 

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

 

 

 

Më Shumë

74 vjeçari nga Prizreni gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia nis hetimet

Një 74 vjeçar është gjendur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në fshatin Pouskë të Prizrenit.flybileta.com Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zyrtari për...

Zyrtare: Ylli bëhet me trajner të ri

K.B. Golden Eagle Ylli është bërë më trajneri të ri. Trajneri i njohur zyrtarisht është emëruar në krye të bankinës së skuadrës nga Suhareka. Ylli përmes...

Lajmet e Fundit