Milan-Inter, 23 kombësi në derbin e Madoninës

Ballkanas, amerikano-latinë, afrikanë dhe plot kombësi të tjera në derbin e Madoninës. E thënë ndryshe, do të jenë 23 kombësi në derbin e fundjavës mes Milanit dhe Interit. Natyrisht, nuk do të jenë të gjithë në fushë apo në stol, por aktualisht këto skuadra kanë përhapje të madhe gjeografike sa u përket futbollistëve.

Kuqezinjtë kanë më shumë kombësi në skuadër, plot 15 të tillë, ndërsa Inter 14. Spikasin tre ballkanasit Ibrahimovic, Rebiç dhe Mandzukiç, pavarësisht se Zlatan përfaqëson Suedinë. Nga Afrika kanë lojtarë të rëndësishëm, si Kessie, Kalulu, Tomori dhe Bennacer. Të tjerët janë kryesisht nga Europa, nga Turqia, Norvegjia, Portugalia, Spanja e të tjerë.

Edhe Inter ka futbollistë nga Ballkani, duke nisur nga portieri Handanovic, për të vijuar më pas me Kolarov, Perisic e Brozovic. Amerikano-latinët janë më të rëndësishmit te skuadra zikaltër.

Me lojtarë të tillë si Lautaro Martinez, Vecisno, Vidal, dhe Sanchez, Antonio Conte do të kërkojë suksesin e radhës, që këtë herë mund të vlejë sa i gjithë titulli. Edhe Inter, ashtu si Milan, ka edhe shumë lojtarë nga Europa, si Lukaku nga Belgjika, Eriksen nga Danimarka apo Ashley Young nga Anglia.

Më Shumë

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Lajmet e Fundit