18.8 C
Prizren
E diel, 29 Shtator, 2024

Kukësianët bëhen bullgar për hirë të pasaportës

Banorët e fshatrave në verilindje të Shqipërisë, mbushin sportelet e ambasadës bullgare për të marrë pasaportë të këtij vendi, ani pse Bullgaria ka standardin më të ulët të jetesës në Bashkimin Evropian

Prej vitesh shteti i Bullgarisë, ose më saktë zyrtarët e këtij vendi theksojnë se në Shqipëri jeton një minoritet bullgar. Sofja zyrtare ka dhënë disa herë shifra, mirëpo këto numra rriten vit pas viti me një progresion të fuqishëm.

Parlamenti i Bullgarisë kishte miratuar një ligj sipas të cilit lehtësohen procedurat për të marrë shtetësinë bullgare. Kështu pasaportën e këtij vendi mund ta marrin jo vetëm të afërmit në vijë të drejtë të gjakut por edhe të tjerë.

Madje banorët nga zona e Zapodit dhe Gorës, bëjnë udhëtim tetë orësh nga qendra e Kukësit drejt kryeqytetit të Bullgarisë, më shpresën se do ta fitojnë një pasaportë bullgare.

Tashmë një linjë të rregullt Kukës-Sofije e ka mundësuar një shofer furgoni, i cili nuhati këtë biznes si një mundësi të mirë. Një udhëtim më këtë furgon deri në Sofije, sipas shoferit kushton rreth 60 euro.

“Nisem në darkë dhe mbërrij herët në mëngjes në Sofje. Pasagjerët e mi kanë mundësi të regjistrohen në lagjet e Sofjes (kusht për marrjen e shtetësisë) apo të mbarojnë punët në presidencë”, thekson shoferi, T.Bajraktari.

Nuredin Nuredinaj, punëtor në konsullatën bullgare në Tiranë, që me origjinë është nga Gora dhe jeton në Farkë, luan rolin e përkthyesit zyrtar të konsullatës dhe i këshillon aplikuesit për mangësitë në dokumente.

Sipas tij, në fazën e parë të aplikimit, aplikuesit duhet të paraqesin certifikatën e lindjes, atë të bashkësisë familjare me vulë apostile të Ministrisë së Jashtme.

Aplikuesit po ashtu duhet të regjistrohen edhe si anëtarë të shoqatës “Prosperitet Golloborda”, ku karta e anëtarësisë në shoqatë dhe dëshmia për origjinën gollobordase kushton 150 euro.

Kjo shoqatë ku kryetar është Haxhi Pirushi, luan rolin e komunikuesve për kandidatë që aspirojnë nënshtetësinë e ndonjë vendi të BE-së.

‘Gara’ për tu bërë bullgarë është zgjeruar në hartën e Shqipërisë. Po ashtu në vitin 2015 mediat në Shqipëri raportuan se nuk janë vetëm banorët e zonave të thella të Shqipërisë, të interesuar për tu bërë bullgarë, por dhe qytetarët e zonës së Sharrit, përkatësisht Dragashit në Kosovë, si dhe shumë shqiptarë të Maqedonisë.

Në fakt pasaporta bullgare përbën një letër me vlerë, pasi si vend i Bashkimit Europian, qytetarët mund të lëvizin pa probleme jo vetëm në shtetet e BE, pra hapësira Shengen si dhe në Britaninë e Madhe, por edhe në SHBA, Kinë Japoni, Kanada.

Bullgaria ka qenë shteti i parë që ka njohur pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912 dhe shteti i pestë që ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008/insajderi.com/

Më Shumë

Liria e besimit në fokus të instrumentalizimit identitar

Çdokush që pranon një besim/fe, konvertohet në një tjetër a braktis tërësisht besimin, mund ta mburrë veprimin e vet përmes propagandës. Këtu s’ka asgjë...

Fillon pastrimi i hapësirës së Zonës Industriale në Prizren

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren ka filluar një aksion për pastrimin e hapësirës ku pritet të zhvillohet Zona Industriale e Komunës. Ky veprim përbën...

Lajmet e Fundit