17.7 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Kuq apo zi? Në mbrëmjen e maturës nxënësit u shënjuan nëse janë vaksinuar apo jo – prindërit amerikanë nervozohen me këtë veprim

Nxënësit e një shkolle të mesme në New Hampshire të SHBA-ve, janë shënjuar në bazë të statusit të tyre të vaksinimit në ahengun e organizuar me rastin e përfundimit të shkollës dhe mbrëmjes së maturës, gjë që i ka nervozuar tej mase prindërit e tyre si dhe kryetaren e qytetit – që ka dënuar një veprim të tillë.

Siç raporton New York Post, punonjësit e shkollës në duart e nxënësve kanë shkruar mbishkrime – me të zezë janë shënjuar ata që janë vaksinuar, derisa ata që nuk janë vaksinuar me të kuqe, transmeton Telegrafi.

Nxënësit e vaksinuar pas çdo të tretës këngë janë detyruar të ngritin duart për t’u numëruar sa janë. Drejtori i shkollës Mike Mahhan, konsideron se në përgjithësi se nuk ishte diçka e keqe.

“Shpresojmë që komuniteti do ta kupton që asnjë model nuk është i përkryer, por ky model u ka lejuar nxënësve të kënaqen në një mënyrë morale – me qëllim që t’i japin lamtumirën e fundit shkollës së mesme”, ka shtuar drejtori i shkollës.

Menaxhmenti i shkollës ka theksuar se nxënësit e kanë ditur për këtë mënyrë të monitorimit të infeksionit kur janë paraqitur për pjesëmarrje në mbrëmjen e maturës, por përfaqësuesja e qytetit ka t hënë që prindërit nuk ishin informuar fare për këtë metodë.

“Nëse vaksinimi është efikas edhe në këto momente çdokush nga ky shtet mund të ketë qasje, çfarë kuptimi ka nëse pjesa tjetër e popullatës është vaksinuar?”, ka pyetur ajo. /Telegrafi/

Më Shumë

Liria konfirmon: Mateo Qarri mbetet bardhezi

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Mateo Qarri, duke e konsideruar atë si një lojtar me vlera të veçanta për klubin, raporton...

Krasniqi: Kurti s’e kërkon kompromisin, por vetëm aktron

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është deklaruar pas përfundimit të takimit të thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,...

Lajmet e Fundit