7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Kurti: Duhet të përgatitemi që pas dy vjetësh të kemi më shumë kryetare gra nëpër komuna

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në mbledhjen e dytë të Këshillit të Organizatës Gratë për Vetëvendosje.

Nga aty, Kurti tha se gratë e kanë bërë Vetëvendosjen subjektin e parë në Kosovë, dhe se sipas tij, ato do ta bëjnë Kosovën shtet të drejt dhe barabartë.

“Nga zgjedhjet e 14 shkurtit, Grupi Parlamentar i VV-së doli me 23 gra deputete, apo 40 për qind. 23 gra deputetë nga 58 deputetë sa pati grupi ynë parlamentar i VV-së nga zgjedhjet e 14 shkurtit”.

“Asnjëra prej këtyre 23 grave nuk u bë deputete duke iu falënderuar kuotës. Ato u zgjodhën deputete me punën, kontributin e reputacionin e vetë atyre”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

I pari VV-së tha se tash është koha që partia të cilën ai e udhëheq të përgatitet që të ketë më shumë gra kryetare nëpër komuna.

“Tash është radha të përgatitemi që pas dy vitesh të kemi më shumë kryetare gra nëpër komuna. Angazhimi ynë duhet të jetë poshtë në komuna, jo vetëm sepse në komuna bëhemi lartë e më lartë”.

“Vetëvendosja i ka gjashtë kryetarë të komunave, të gjithë burra, andaj është e domosdoshme që në zgjedhjet e radhës kjo të ndryshojë”, tha Kurti.

Më Shumë

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi...

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit thërret  seancë të jashtëzakonshme

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit   në një seancë  të  jashtëzakonshme. Seanca mbahet të martën,...

Lajmet e Fundit