4.3 C
Prizren
E premte, 6 Mars, 2026

Kurti e Rama mospajtime rreth “Mini-Shengenit ballkanik”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Tiranë.

Pas takimit me homologun e tij, Edi Rama, të dy kryeministrat thanë se do të thellojnë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri.

I pyetur rreth çështjes së Mini-shengenit ballkanik, Kurti tha se kjo çështje u trajtua shkurtimisht gjatë takimit me Ramën.

“Ky ishte takimi ynë i parë ka edhe shumë tema të cilat do ti trajtojmë në të ardhmen. Kjo ishte një temë që e trajtuam por shkurtimisht. Mund të them se takimi ynë ishte më parë për Makro-shengenin shqiptar sesa për Mini-shengenin ballkanik”, u shpreh Kurti.

Në anën tjetër kryeministri Edi Rama, tha se nuk ka Makro-shengen shqiptar pa Mini-shengen ballkanik.

“Në këtë pikë kemi një diskutim për të quar përpara, besoj që s’ka Marko-shengen shqiptar pa Mini-shengen ballkanik, Nuk e di kush ja vuri këtë fjalën “mini” unë edhe për shkak gjatësisë nuk jam i prirur të bëjë gjëra mini. Por besoj që Makro-shengeni shqiptar është i lidhur me shengenin rajonal”, tha Rama. /Telegrafi/

Më Shumë

Oriana Fallaci për varrin e të dashurit: Aty janë vetëm eshtrat e tij… shpirti i tij është në zemrën time…

Oriana Fallaci: Në kujtim të Alekos Panagulis Nuk kam vënë kurrë një lule në varrin e Alekosit. Çdo 1 maj, domethënë çdo përvjetor të vdekjes...

Sonte në Prizren, Bashkimi përballet me Vëllaznimin

Në kuadër të ProCredit Superliga, sonte në Prizren zhvillohet përballja ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit, dy skuadra që hyjnë në këtë duel me synimin për...

Lajmet e Fundit