19.6 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Kurti informon deputeten gjermane për kushtet e VV-së në përkrahje të Qeverisë Haradinaj

kurti me gjermanetKrerët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë pritur sot në një takim deputeten e Bundestagut, Marieluise Beck, njëherësh edhe anëtare e Komitetit për Punë të Jashtme dhe zv/ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Matthias Kiesler, ku është biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Diplomatët gjermanë janë pritur nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, Puhie Demaku, anëtare e kryesisë dhe Sekretare për marrëdhënie me jashtë, si dhe Visar Ymeri, anëtar i kryesisë.

Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit politike pas zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, me theks të veçantë në krijimin e qeverisë së re.

Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje shpjeguan rrjedhën e ngjarjeve prej ditës së hënë kur Lëvizja nisi kontaktet dhe takimet për ta bllokuar krijimin e Qeverisë të udhëhequr nga kryetari i PDK-së Hashim Thaçi.

Në këtë takim u diskutua edhe për qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe plotësimin e kritereve që do ta diktonin përkrahjen ose jo të saj ndaj Qeverisë së re.

Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti ua shpjegoi dy kriteret themelore që Lëvizja i ka si përcaktuese për përkrahjen e Qeverisë së re e që janë pezullimi i dialogut me Serbinë dhe zbatimit të marrëveshjeve të deritashme, dhe pezullimi i privatizimit të ndërmarrjeve publike të Kosovës.

Më Shumë

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.200 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Anulohet repriza e “Komedisë së Zezë” në Prizren

Teatri i Qytetit "Bekim Fehmiu" në Prizren ka njoftuar se repriza e paralajmëruar e shfaqjes “Komedia e Zezë”, e cila fillimisht ishte planifikuar të...

Lajmet e Fundit