9.8 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Kurti vlerëson ish-kryetarin e Prizrenit: Në kohë të vështira ishte ndër figurat kryesore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar ish-kryetarin e Prizrenit, Eqrem Kryeziun, duke vlerësuar kontributin e tij ndër vite për qytetin dhe për Kosovën.

Sipas tij, Kryeziu ka qenë gjithmonë në shërbim të Prizrenit, duke luajtur rol të rëndësishëm sidomos në periudha të vështira, si një nga figurat kyçe politike dhe veprimtar i palodhur.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë ndarë momente diskutimi për të kaluarën dhe të tashmen e Kosovës.

“Kënaqësi të ndajmë disa momente bashkë për të diskutuar çka qenë dhe si është Kosova. Me shëndet ishte i fortë, mendjen e kishte të kthjelltë, ndërsa mendimet lucide si ngahera”, ka shkruar Kurti.

Ai ka falënderuar Eqrem Kryeziun për angazhimin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm për Prizrenin dhe Kosovën.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Policia në Prizren thotë se në vitin 2025 veprat penale shënuan ulje prej 2.7%

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2025, aty ku thuhet se është shënuar një ulje prej...

Fillon FIBA Kampi Potencial për gjyqtarët e basketbollit në Prizren

Nga 11 deri më 13 shkurt, në Prizren po mbahet FIBA Kampi i Potencialëve për gjyqtarët e basketbollit, një ngjarje shumë e rëndësishme për...

Lajmet e Fundit