Kuvendi i Prizrenit pa Plan të punës për vitin 2020

Kuvendi i Prizrenit ende nuk e ka miratuar Planin e punës për vitin 2020.

Komuna ka njoftuar se ende janë në fazën e hartimit të këtij plani.

Kryesuesi i Kuvendit, Sulltan Badallaj ka thënë se zakonisht një plan i tillë hartohet në muajt dhjetor apo janar.

“Por, në atë kohë Kuvendi i Prizrenit nuk ka pasur kryesues dhe pastaj u shfaq pandemia”, ka thënë Badallaj.

Sipas tij, shumë shpejt do të hartohet ky plan i punës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Lajmet e Fundit