Kuvendi i Kosovës sot do të bëj shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.
Ndryshe Kuvendi i Kosovës javë më parë ka miratuar në parim Projektligjin për buxhetin e vitit 2024, me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Deputetët e opozitës kishin lëshuar sallën, për të mos marrë pjesë në këtë votim.
Buxheti i vitit 2024 është paraparë të jetë mbi 3.3 miliardë euro.
Projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2024 është përcjellë me kritika e akuza të shumta. Opozita nuk i ka mbështetur ndarjet e parapara buxhetore nga ekzekutivi, raporton RTKlive.
Mirëpo, kryeministri Albin Kurti, kishte thënë se me buxhetin 3.3 miliardë euro do të përforcohet mbrojtja, siguria e mirëqenia e qytetarëve.
Projektbuxheti parasheh që mbi 1 miliard euro të shkojë për subvencione dhe transfere, mbi 850 milionë euro për shpenzime kapitale, mbi 800 milionë euro për paga e shtesa dhe afro 500 milionë euro për mallra dhe shërbime