7.6 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Kwame Vaughn rikthehet te KB Prizreni

Basketbollisti amerikan, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Pejës dhe gjatë sezonit 2020/21 luajti për Prizrenin, është rikthyer sërish në ekipin e tij të mëparshëm.

34-vjeçari Kwame Vaughn u zyrtarizua pardje si lojtar i ri i bardhezinjve nga Prizreni dhe pritet t’i bashkohet shpejt skuadrës për të ndihmuar në përmirësimin e rezultateve.

“Kemi arritur marrëveshje me Kwame Vaughn, i cili ribashkohet me ne. Kwame kthehet në Prizren pas 3 viteve, ku asokohe u shpallëm edhe kampionë të sezonit të rregullt. Liga e Kosovës nuk është e panjohur për të, prandaj eksperienca e tij do të jetë padyshim avantazh i madh për ne si ekip”, shkroi KB Prizreni në njoftim.

Aktualisht, KB Prizreni renditet në vendin e fundit në tabelë të Superligës me bilanc 3-10 pas 13 ndeshjeve të luajtura. Këtë fundjavë, Prizreni do të presë Yllin në përballjen që mbyll vitin 2024, ku synon të mbyllë ciklin e dytë të ndeshjeve me fitore./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Totaj nënshkruan memorandum për fuqizimin e grave sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Fondacionin për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus...

Mjerimi i botuesve shqiptarë

Nga Ben Blushi Pata mundësi të ndjek një seancë parlamentare ku disa botues ishin thirrur të jepnin mendime për ligjin e librit dhe pas dy...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit