Ky është burri nga Suhareka që e vrau shtatzënën në Itali

Bujar Fandaj nga Suhareka është 40-vjeçari që dyshohet se e ka goditur me thikë disa herë një grua 26-vjeçare në Itali të martën, në shtëpinë e saj pranë Trevisos, duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas asaj që raportohet, shtetasi kosovar dyshohet se e goditi së paku shtatë herë me thikë Vanessa Ballanin, që ishte disamuajshe shtatzënë, në pragun e shtëpisë së saj.

Vrasësi i dyshuar ishte klient i supermarketit ku punonte gruaja. Gruaja që mbeti viktimë e kishte raportuar për ndjekje në të kaluar kosovarin.

Policia është në kërkim të autorit të dyshuar./Paparaci

Më Shumë

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Lajmet e Fundit