10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

LDK-ja në Prizren uron besimtarët islam për Muajin e Ramazanit

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, ka uruar të gjithë qytetarëve islam Muajin e Ramazanit. “Muaj i Ramazanit është muaji i një stine të mëshirës hyjnore që i pajis besimtarët me pjekuri dhe virtyte, muaj të cilin e dalloi me zbritjen e Kur’anit, librin e përkryer dhe plot dritë, udhëzues i qartë për të gjitha krijesat”, thuhet në urimin e LDK-së.

Sipas LDK-së virtytet dhe cilësitë e larta morale njeriun e shtyjnë të bëjë gjithmonë vepra të mira dhe t’u shmanget punëve të këqija. “Lutemi që pa dallim secili prej nesh të jemi njëri prej tyre. Kjo na bën që ne të jemi fitimtarë në këtë botë dhe të shpëtuar nga Zoti . Agjërimi bënë të njihet vlera e mirëfilltë e veprave të mira. Ai zgjon ndjenjën e falënderimit, krijon vetëdijen për ta kuptuar hallin e të vuajturve, ndarjen e dhimbjes dhe vuajtjes me ata duke zgjatur dorën e dashurisë dhe ndihmës drejt nevojtarëve që sot nuk janë të pakët. Në këtë mënyrë edhe njerëzit e vetmuar e të varfër bëhen të lumtur “.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, me të gjitha strukturat e saj, ka kënaqësinë që të gjithë besimtareve islam të Ju urojë Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Duke ju dëshiruar në rend të parë shëndet dhe harmoni familjare, lutemi që agjërimi Juaj të jetë i lehtë dhe i pranuar tek Zoti. Ne shprehim dëshirën që mëshira dhe mirësia e Zotit të largojë të keqën që na ka rrethuar.Lutemi që e mira le të dominoj në shtëpitë tona, në qytetin tonë në shtetin tonë”, thuhet në urimin e LDK-së në prizren, të nënshkura nga Abdullah Thaçi./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Rriten rastet me fruth, QKMF në Rahovec hap vaksinimin edhe gjatë festës

Duke parë situatën epidemiologjike dhe rritjen e rasteve me fruth tek fëmijët, Njësia e Vaksinimit në QKMF “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të...

PDK në Prizren themelon shtabin zgjedhor për zgjedhjet e 7 Qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është themeluar shtabi zgjedhor për zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit