2.2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

LDK, sot vendos për datën e zgjedhjeve të brendshme

LDK-zyraKryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot do të mbajë një mbledhje në të cilën do të vendoset për kohën e zgjedhjeve të brendshme të këtij subjekti.

Arben Gashi, anëtar i Kryesisë së LDK-së, e ka konfirmuar për gazetën Tribuna, se sot do të vendoset se kur do të mbahen zgjedhjet e brendshme në LDK. Sipas tij, nuk ka propozime konkrete për kohën e saktë të mbajtjes së këtyre zgjedhjeve sepse Kryesia është ajo e cila do ta parasheh kohën e duhur.

“Kryesia e LDK-së, sot do të mblidhet ku do të vendos për datën e saktë të mbajtjes së zgjedhjeve brenda partisë. Presim që gjithçka të vendoset në këtë mbledhje duke përfshirë edhe kohën e mbajtjes së zgjedhjeve”, ka thënë Gashi.

Koha e rregullt e mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme të këtij subjekti ka qenë muaji nëntor i vitit të kaluar, por për shkak të ngërçit politik që kishte përfshirë vendin, anëtarët e Kryesisë së kësaj partie kishin vendosur që zgjedhjet e brendshme të shtyhen pasi që të konstituohet Kuvendi dhe të krijohet Qeveria.

Më Shumë

Hajdar Mallaku – Një jetë në shërbim të arsimit dhe letërsisë shqiptare

Prof. Dr. Besim Muhadri HAJDAR MALLAKU (1946) Mësuesi i përkushtuar, gjuhëtari dhe krijuesi i shquar i Hasit, Hajdar Mallaku, lindi më 20 dhjetor 1946 në Lagjen Mallak...

Bashkimi ndahet me dy basketbollistë të huaj

Bashkimi ka zyrtarizuar përfundimin e bashkëpunimit me dy lojtarët e huaj të skuadrës, duke konfirmuar largimin e Josh Nzeakor dhe Isaiah Cousins. Lajmi është bërë...

Lajmet e Fundit