Vrasje në tentativë në Prizren

Prizreni me boreRreth orës 23:00, në rrugën “Tirana” në Prizren ka ndodhur një tentim vrasje që ka kaluar vetëm me plagosjen e një qytetari i cili tani po trajtohet në Spitalin Rajonal në Prizren.

Sipas dëshmitarëve që e kanë parë ngjarjen, njofton Policia e Kosovës, dy vetura ishin duke lëvizur në kahe të njëjtë në rrugë, sakaq një i dyshuar, nga vetura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës tjetër në të cilën ndodheshin katër persona.

Posa është informuar, policia është marrë me hetimin e rastit.

Janë sekuestruar dy veturat e përdorura në rast. Në veturën e viktimave vërehen vrimat e katër plumbave që kanë depërtuar në veturë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë gëzhoja të fishekëve. Janë shoqëruar gjashtë persona në polici për tu pyetur për ngjarjen.

Pas intervistës, dy të dyshuar janë ndalur nën masën e arrestit policor. Po ashtu është bastisur një shtëpi dhe është sekuestruar një pistoletë e llojit TT pa fishek./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lajmet e Fundit