7.4 C
Prizren
E martë, 25 Shkurt, 2025

Leipzig vendos çmimin e Dani Olmo, Barcelona në pikëpyetje

Mesfushori me tipare sulmuese, Dani Olmo është një nga dëshirat e mëdha të Barcelona-s. 23-vjeçari katalanas ka qenë pjesë e “La Masia”-s para se të largohej në drejtim të Dinamo Zagrebit në vitin 2015.

Olmo pas gati pesë vitesh me skuadrën nga kryeqyteti kroat u transferua në Bundesliga-n gjermane. Leipzig-u pagoi 22 milionë euro për të marrë kartonin e tij në janarin e 2020.

Barcelona e ka pasur nën vëzhgim prej kohësh Olmo-n dhe në verë do të tentojë të bindë gjermanët, pasi lojtari e ka shfaqur hapur dëshirën per t’u bashkuar me klubin e fëmijërisë.

Mirëpo Leipzig-u nuk do t’i bëjë ndere katalanasve. Së bashku me Andre Silva-n dhe Christopher Nkunku-n, Olmo është ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadër.

Edhe pse vlera e kartonit të tij në treg është rreth 50 milionë euro, pak më shumë se dyfishi i shifrës që gjermanët shpenzuan për ta blerë, ata pretendojnë jo më pak se 80 milionë euro.

Një shifër kaq e lartë e ka bërë Barcelona-n të mendohet dy herë para se të ndërmarr një hap më konkret për nënshkrimin e 23-vjeçarit.

/Albanianpost.com

Më Shumë

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë Ismet Tara në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe...

Presidentja Osmani ndan urdhrin ‘‘Hero i Kosovës’’ për Shaban Jasharin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka ndarë urdhrin post mortem ‘‘Hero i Kosovës’’, Shaban Jasharit,...

Eja në Prizren

Lajmet e Fundit