25.8 C
Prizren
E hënë, 24 Qershor, 2024

Limaj: Koalicioni me AAK-në mbjellë shpresë dhe do ta çojë Albin Kurtin në shtëpi

Fatmir Limaj nuk e përjashton mundësinë që të ketë koalicion mes VV’së dhe PDK’së.

Limaj në “Blic Interview” e ka quajtur Kurtin si një kryeministër pa parime e pa principe, teksa ka shtuar se edhe ata që e kanë votuar, po ndihen të zhgënjyer nga ai.

“Mua asnjë gjë nuk më befason tek kryeministri Kurti, ky bën çdo gjë për me mbajtë në pushtet, ky s’ka parime e s’ka as principe. Të gjithë ata që i kanë besuar, kanë parë zhgënjimin. Ajo darkë tregoi që PDK-ja dhe VV’ja s’kanë garë dhe kjo është që të krijohet një alternativë e shpresës”, tha ai.

Limaj nuk kuresu kritikat as për opozitën, ku potencon se kompleksohen nga kryeminstri Kurti, teksa përmend përsëri takimin Memli-Albin.

“Kurti e komplekson opozitën, iu thotë e keni shkatërruar shtetin për 20 vjet, ata e ulin kokën. Gjithçka ju ka thënë dhe ti të shkosh të ulesh në tavolinë me të, dy muaj para zgjedhjeve, për çka po flasim, ju po shkoni ta dorëzoni lojën”, tha Limaj.

Sipas Limajt, sukses për Kosovën do të ishte kur në krye të vendit, vjen një Qeveri nga opozita, por sipas tij, veprimet e fundit të partisë më të madhe opozitare e kanë dëmtuar opozitarizmin.

Ai shpreson se koalicion AAK-Nisma, do të mbjellë shpresë tek qytetarët, madje bëri thirrje që ky koalcion të përkrahet nëse dëshirojnë që Albin Kurti të mos jetë më në pushtet.

“I vetmi sukses për Kosovën është kur kemi një Qeveri nga opozita, këto veprime të PDK-së dëmtojnë opozitarizmin. Besoj që ky koalicion ynë ta mbjellë shpresën dhe ta merr flamurin opozitar”, thotë Limaj.

“Koalicioni ynë me AAK-në është duke funksionuar mirë, jemi në teren të gjithë partnerët dhe i fitojë krejt këtë 50% opozitar, nëse vërtetë dëshironi ta shihni këtë Qeveri në shtëpi, koha është të rreshtoheni në një opozitë të vërtetë”, shton ai.

Limaj thotë se Kurtin e çon në shtëpi veç dikush që dinë të bëjë mirë beteja politike.

“Nëse arrijmë që këtë popull opozitar me mbjellë shpresë dhe besim, unë jam i bindur se rezultati ynë do të jetë befasues. Albin Kurtin e çojnë në shtëpi vetëm ata që dijnë të bëjnë beteja politike. Në këto tri vite, nuk ka pasë opozitë reale, këtu ka pasë opozitë kompleksive”, përfundon Limaj për Blic Interview.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Prizren/ Një 30-vjeçare tenton t’i jap fund jetës

Një 30-vjeçare nga Prizreni ka tentuar të japë fund jetës së saj duke konsumuar medikamente. Ajo është dërguar në spital nga familjarët e saj, pasi...

Malisheva do të përballet me Buduçnostin

Skuadra e Malishevës do të debutojë në garat evropiane në duel me skuadrën e njohur malazeze, Buduçnost nga Podgorica. Ndeshjen e parë në kuadër të...

Lajmet e Fundit