18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Limaj: Mua më janë bërë tri vetingje, do të doja t’i shoh edhe tjerve t’u bëheshin

Kryetari i Nismës Socialdmeokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partia që ai e drejton deshiron që të respektohet pikë për pikë të gjitha nenet e Kushtetutës për cështjen e mandatarit.

Ai ka thënë se duhet të respektohet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila ka fol për gjendjen e tillë.

Limaj ka folur edhe për takimet që partitë kanë zhvilluar me presidentin e vendit.

“Presidenti na ka ftuar për të parë vullnetin tonë se a jemi për zgjedhje apo jemi për një zgjidhje tjetër. Konsultimi është obligim. Nuk mundet presidenti me shpall zgjedhje pa vullnetin politik të shumicës së deputetëve. 82 deputetë nuk janë për zgjedhje, por për formimin e një qeverie të re. Presim tani sipas rrugës kushtetuese të kalohet në fazën tjetër”.

Ai ka thënë se do të jap kontributin që mundëson formimin e një qeverie, por ka thënë se hapat kushtetues duhet respektohen.

Kreu i NISMA-s Socialdemokrate ka folur edhe për takimet me Isa Mustafën ku ka thënë se kanë biseduar për nevojen qe vendi të ketë një qeveri të re me mandate të plotë.

“LDK e ka bërë një hap tutje, edhe ne do ta bëjmë të njëjtën gje. Kur të kemi dicka serioze do të kunsultojmë. Jemi të gatshëm të bashkëqeverisim një subjekt si LDK. Por është herët për të fol për atë temë. Jo vetëm në këtë situatë por edhe në rrethana tjera, ka qenë opinion i njohur se mund të qeverisim me LDK-në”.

Më tutje, ai ka thënë se në njërën anë kemi përplasje president-kryeministër, ndërsa në anën tjetër, kërkesat e kryeministrit janë për ta fuqizuar presidentin, ka deklaruar Limaj për Radio Televizionin e Kosovës përcjell Klan Kosova.

“Duke i kërkuar presidentit të zbatoj nenin 82.2 është me i dhanë supër kompetenca presidentit. Këtë e bën për interesin momental. Ai po thotë shpërndaje Kuvendin pa e pyet. Në sistemet parlamentare nuk ka shans presidenti me pas atë kompetence”.

Sa i përket cështjes së vetingut, Limaj ka thënë se atij i janë bërë tri vetinge dhe do të dëshironte edhe tjerve të ju bëhet.

“Vetingun ma ka bërë Haga, Eulexi dhe vendorët. Unë i jam përgjigje secilit edhe ta shohim kush është. Po du më pa edhe një raport për tjerët. Ejani ta bëjmë vettingun për të gjithë. Individë të cilët për një poen më tepër me shpif gjuha e sharjes nganjëhere është simpatike për vesh por nuk con askund. Ne kemi angazhuar një avokat i cili do t’i adresoj gjitha këto shpifje në organet përkatëse”.

Më Shumë

Ramush Haradinaj takon drejtuesit e shoqatave të luftës në Prizren

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, takoi drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta në Prizren. Në prani të deputetëve, drejtuesve të degës së partisë në...

Totaj viziton disa biznese të Prizrenit

Kryetari i komunës ë Prizrenit, Shaqir Totaj ditën e premte ka vizituar dhe ka parë nga afër të arriturat e disa prej bizneseve të...

Lajmet e Fundit