9.4 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Limaj: Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën, ata donin që historia të niste me ta sepse s’kanë kurrfarë historie

Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se “shtë koha e rezultateve dhe jo e fjalëve, është koha e personaliteteve të dëshmuara që prapa vetës kanë veç VEPRA”, ndërsa publikoi në Facebook fotografi nga konventa e partisë ku u prezantuan kandidatët për deputetë nga koalicioni me AAK-në dhe konservatorët.

Limaj tha aty se “është koha që Kosova të zgjohet nga një eksperiment” dhe kërkoi që “Kosova të zgjohet për t’u larguar nga kjo përgjumje tash e katër vite”.

“Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën”, tha ai.

“Kush duhet të ndihet më i ofenduar sesa ju që i keni besuar katër vite më parë?”, pyeti Limaj, ndërsa shtoi se “përgjigjja duhet të jetë ndëshkimi”.

“Dhe unë pres që këtë ta bëjë Kosova më 9 shkurt”.

Duke iu referuar LVV-së, Limaj tha se “ata donin që shqiptarëve t’ua shlyenin memorien për të kaluarën historike”.

“Ata donin që historia të fillonte me ta, sepse ata në fakt s’kanë kurrfarë historie. Sepse ata janë njerëz pa histori, pa vepra dhe askush nuk e di si i erdhën Kosovës kështu si i erdhën”, tha Limaj.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Bashkimi bindës në derbi, ndal fitoret e Sigal Prishtinës në Prizren

Bashkimi regjistroi fitoren e katërt radhazi në ProCredit Superligë, duke e ndalur Serinë e fitoreve të Sigal Prishtinës me një triumf bindës 106:88 (22:19,...

Ballkani shpartallon Malishevën me pesë gola

Ballkani, ka shënuar një fitore të thellë dhe bindëse në kuadër të javës së 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, duke mposhtur Malishevën...

Lajmet e Fundit