24.4 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

AAK-ja në Prizren takon kryetarët e nëndegëve në Has për zgjedhjet e 9 shkurtit

Dega e AAK-së në Prizren ka mbajtur një takim me kryetarët e nëndegëve të këtij subjekti politik nga rajoni i Hasit, ku janë diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Takimi u zhvillua për të analizuar punën dhe angazhimin e nëndegëve të AAK-së në Has, të cilat po punojnë me intensitet të shtuar për fushatën elektorale”, njofton AAK-ja nw Prizren.

Kryetarët e nëndegëve raportuan për aktivitetet e zhvilluara deri më tani dhe theksuan mobilizimin e jashtëzakonshëm të aktivistëve dhe mbështetësve në këtë rajon.

“Hasi tradicionalisht i ka besuar Aleancës! Mobilizim i jashtëzakonshëm nga nëndegët e Aleancës në Has, për betejën politike të 9 shkurtit! Kryetarët e nëndegëve na njoftuan për punën, angazhimin dhe volumin e shtuar të punës! Na priftë e mbara!” thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Prizren.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Muhamed Krasniqi i bashkohet Drinit të Bardhë

Drini i Bardhë ka prezantuar përforcimin më të ri në skuadër, mbrojtësin Muhamed Krasniqi. Lojtari me përvojë nga Prizreni ka qenë më parë pjesë e...

Hajnat plaçkitin një shtëpi në Prizren, vidhen para dhe stoli ari në vlerë mbi 30 mijë euro

Një rast i rëndë vjedhjeje është shënuar në orët e vona të së martës në lagjen “Dardania” të Prizrenit, ku persona ende të paidentifikuar...

Lajmet e Fundit