Liqeni i Lepurit në Shëngjergj, një nga bukuritë e Malësisë së Tiranës

Liqeni i Lepurit në fshatin Shëngjergj, shumë pak kilometra larg Tiranës, është kthyer në një destinacion për të apasionuarit pas hiking.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, publikoi një fotografi nga ky liqen, ndërsa theksoi se “ky liqen veçohet nga pastërtia dhe ngjyra e gjelbër e ujit të liqenit, por edhe nga pishat e larta, malet dhe gjelbërimi që përbëjnë kornizën e përsosur”.

“Kishit dëgjuar për të? Është një alternativë mjaft e mirë për hiking gjatë ditës së diel por më aventurierët dhe të apasionuarit pas sporteve mund të zgjedhin edhe biçikletën”, – shprehet Klosi.

Liqeni i Lepurit është i rrethuar nga pishat, malet dhe kodra dhe të mahnit me ngjyrën e pastër e të gjelbër.

Vetëm 1 orë nga Tirana ndodhet Shëngjergji, një nga bukuritë më impresionuese të Malësisë së Tiranës.

Pasi ke përshkuar afro 22 km nga Tirana, në krah të majtë të rrugës për në Shërgjergj, ndodhet edhe Ujëvara e Shëngjergjit, një mrekulli nga pikëpamja e peizazhit./ATSH

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit