4.2 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Maloku:Të ndryshohet Ligji për FSK-në

Naim MalokuNjohësi i çështjeve ushtarake, Naim Maloku, pas vlerësimit të NATO-s, se FSK-ja i ka përmbushur kapacitetet operacionale, ka kërkuar nga institucionet shtetërore ta fillojnë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për FSK-në.
Ligji për FSK-në është miratuar në vitin 2008. Ai kufizim ligjor ka kaluar. Tani mendoj se duhet të bëhen plotësime dhe ndryshime në Ligjin për FSK-në në mënyrë që kësaj force t’i vazhdohet mandati konform zhvillimeve që janë brenda në Kosovë dhe jashtë saj”, ka thënë ai për “Epokën e re”.

Ai ka bërë me dije se vlerësimi i NATO-s për FSK-në nuk po interpretohet drejt në opinion. “FSK-ja ka ngritur kapacitetet e saj operacionale për mandatin që ka. Kështu duhet të lexohet ky vendim”, ka thënë Maloku

Maloku ka vlerësuar se shëndrrimi i FSK-së në ushtri të Kosovës varet nga vullneti i NATO-s. “E ardhmja e FSK-së varet drejtpërdrejt nga NATO-ja, sepse synimi i Kosovës është anëtarësimi në këtë organizatë. E normalisht se NATO-ja do t’ia përcaktojë Kosovës numrin e ushtarëve, kapacitetet që duhet t’i ketë, përfshirë edhe pajisjet dhe kalibrat e armëve që do t’i ketë ushtria e ardhshme e Kosovës”, ka thënë Maloku. Sipas Malokut, brenda dhjetë vjetëve Kosova do të ketë një ushtri sipas standardeve të NATO-s.

 

Më Shumë

44 aksidente rrugore e mbi 1400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

44 aksidente trafiku janë shkaktuar brenda 24-orëve në vendin tonë. Nga 44 aksidente, 16 janë me të lënduar dhe 28 me dëme materiale. Po ashtu...

Ndërhyrje emergjente pas reshjeve, sanohen dëmet në Rahovec, Pastasel dhe Zoqisht

Pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë territorin e Komunës së Rahovecit, janë shkaktuar dëmtime në infrastrukturën publike në disa zona. Me...

Lajmet e Fundit